Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka arrestuar dy punonjës të burgut të Sarandës për arratisjen një ditë më parë nga Gjykata e Apelit të Gjirokastrës së të paraburgosurit.
Pas verifikimeve të kryera, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë bëri arrestimin në flagrancë të Njazi Kaçupaj dhe Fatjon Idrizi.
Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë shoqërimit të të parapurgosurit Saimir Ahmeti në ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, nuk kanë zbatuar procedurat standarde të ruajtjes dhe shoqërimit të të paraburgosurve, si pasojë e të cilave ka ardhur largimi nga ambientet e kësaj Gjykate të këtij të paraburgosuri.
Ky i paraburgosur është kapur disa orë më vonë nga forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.
Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”.
a.ç