Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon punonjës. Në faqen zyrtare në “Facebook”, ambasada amerikane ka shpërndarë njoftimin, ku kërkon një jurist për pozicionin e specialistit ligjor.
Politika e misionit është të shpalli vendet e lira për Personelin vendas në faqen e internetit të ambasadës. Çdo njoftim ofron një përshkrim të shkurtër të pozicionit, kualifikimet minimale të kërkuara, afatin e fundit për dorëzimin e aplikimit, kushtet e tjera të punësimit, kushtet dhe procedurat.
Aplikimet që nuk arrijnë të adresojnë në mënyrë të qartë të gjitha kërkesat e specifikuara në njoftim nuk do të merren parasysh. Për përshkrimin e pozicionit dhe formularin e aplikimit, klikoni KETU