Një person ka mbetur i plagosur nga përplasja me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në ‘Fushë Mbret’ rreth orës 19:45, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.
Rreth ores 19.40, afër kryqezimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistolete nga persona ende të paidentifikuar shtetasi R. Ç rreth 23 vjeç, pronar i nje motoservisi.
Shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja.
Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar ne cilësinë e provës materiale armën e krimit.