Policia e Hasit ka referuar në prokurori materialet për një 26-vjeçar i cili akuzohet se ka hyrë më forcë në shtëpinë e një të moshuare. Sipas policisë ai ka hyrë në shtëpinë e shtetases M.GJ. pa pëlqimin e saj.
“Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin K.G vjeç 28, banues në Krumë, pasi në Krumë, ka hyrë më forcë pa pëlqimin e saj, në banesën e shtetases M.GJ vjeç 54, banuese në Krumë. Neni 112 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.