Tiranë – Tel Aviv do të ketë linjë direkte fluturimesh.
Marrëveshja është firmosur nga Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi me homologun izraelit Yariv Levin, gjatë vizitës zyrtare ne Izrael.
Fluturimi i parë do të kryhet në 13 prill. Për këtë linjë do të kryhen 2 fluturime në javë.
Synimi sipas ministrit Klosi është rritja e numrit të turistëve izraelit në Shqipëri. Pritshmëritë janë për rreth 50 mijë persona në vit.
Turisteve izraelitë theksohet në njoftim veç të tjerash do t’u ofrohet të vizitojnë edhe rrugëtimin historik të hebrenjve në Shqipëri. Si vendi i rrallë në botë që numëron më shumë hebrenj në mbarim të Luftës së 2-të Botërore sesa në fillim të saj.
a.ç