Zëvendës presidenti i UEFA-s, Grigoruy Surkis ka përshëndetur procesin e zgjedhjeve për kreun e lartë të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në një prononcim për mediat, numri dy i UEFA tha se zgjedhjet ishin brenda rregullave.
Surkis monitoroi nga afër procesin zgjedhor në Asamblenë e FSHF në Durrësi.
“Zgjedhjet u zhvilluar në një nivel të lartë tolerance dhe brenda rregullave. U zhvilluan në principe normale .
Sigurisht që ka një kandidat fitues, por nuk ka humbës. Është detyrë e presidentit të federatës që të zhvilloje futbollin.
Kemi disa ide të reja se si ta ndihmojme futbollin shqiptar.
I takon presidentit të Federatës që të punojë tashmë për të zhvilluar më shumë futbollin në këtë vend, ndërsa edhe ne kemi disa ide të reja, se si t’ju vijmë në ndihmë.
Dëshiroj të përgëzoj edhe Armand Dukën, për fitoren në këto zgjedhje.”
a.ç