Trupi i pajetë i një 82-vjeçari është gjetur i mbytur në lumin Shushicë në Vlorë.
Viktima i iddentifikuar si shtetasi Vesel Devollaj, është gjetur rreth orës 10:20 në afërsi të fshatit Xhuerinë.
Policia thotë se viktima, prej datës 05.02.2018 rezultonte i shpallur në kërkim si i larguar nga banesa.
“Shtetasi gjithashtu vuante nga probleme të shëndetit mendor” thotë policia.
Trupi i pajetë do të transportohet drejtim morgut në Spitalin Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
a.ç