Në hotel “Adriatik” në Durrës mbahen sot zgjedhjet për president në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Dy organizmat më të mëdha të futbollit europian dhe botëror kanë sjellë përfaqësuesit e tyre që pasditen e së martës, për të qenë të pranishëm në Asamblenë Zgjedhore.
Por mëngjesin e sotëm, pranë hotel “Adriatik” ka një numër të shtuar forcash policie për të garantuar ecurinë normale të këtij procesi.
Armand Duka, presidenti aktual i FSHF-së, do të jetë një nga kandidatët dhe përballë tij do të jenë deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino, dhe ish-arbitri i futbollit, Shpëtim Halo./a.m.