Ka shumë informacione të rreme për tumoret: nëse disa prej tyre mund të jenë të padëmshme, të tjerët mund të ndikojnë negativisht në sjelljen e njerëzve.
Më poshtë po sjellim disa qartësime rreth këtyre informacioneve:
Asnjë sëmundje si tumori nuk është subjekt i miteve dhe besimeve.
“Disa vite më parë Shoqëria Amerikane e Kancerit bëri një studim të disa lajmeve të rreme për kancerin për të parë se sa të përhapur ishin ato”, transmeton ATSH Paolo Vineis, kreu i njësisë kërkimore në epidemiologji dhe gjenetikë molekulare në Fondacionin e Gjenetikës Humane (HuGeF) Torino.
“Rezultatet janë tronditëse: një në katër të anketuar mendojnë se nuk është e nevojshme të ndryshojnë stilin e tyre të jetesës në një moshë të re për të parandaluar sëmundjen, tre nga dhjetë vetë janë të bindur se telefonat celularë shkaktojnë kancer (edhe nëse është çështje ende shumë e diskutueshme dhe objekt studimi, për të cilat nuk ka prova përfundimtare shkencore)”.
Teoritë e komplotit – Besimet e gabuara gjithashtu mund të çojnë individët të sillen në mënyrë negative në lidhje me shëndetin: për shembull, besimi se kanceri mund të çojë në përhapjen e qelizave malinje, ose se radioterapia është më e rrezikshme se vetë sëmundja, mund të nxisë personin që të refuzojë trajtimin i cili përbën mundësinë e tij/saj për shpëtim.
Shoqata Amerikane e Kancerit gjithashtu raporton se 28% e të anketuarve besojnë se ekziston tashmë një kurë përfundimtare për kancerin, por që për ndonjë arsye mbahet e fshehur. Le të bëjmë disa qartësime rreth shprehjes “Thuhet se …” në lidhje me tumoret: Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë kancer kanë një familjar të tyre të sëmurë me kancer – e gabuar Shumica e tumoreve nuk janë të trashëguara.
Vetëm një përqindje midis 5% dhe 8% është e trashëgueshme. Konfuzioni vjen nga fakti që shpesh thuhet se kanceri është një “sëmundje gjenetike”. Sidoqoftë, një sëmundje e gjeneve nuk është një sëmundje e trashëgueshme: gjenet mund të ndryshojnë vërtet në moshë madhore, si dhe të trashëgohen në një formë të caktuar nga prindërit. Dhe është e rëndësishme të mbani mend se trashëgimi i një gjeni të mutuar që rrit rrezikun e kancerit nuk do të thotë patjetër zhvillimin e kancerit në rrjedhën e jetës. Pas vitesh që pini duhan, të ndalosh së piri duhan është e padobishme – e gabuar Për shkak se studimet tregojnë se edhe pse rreziku nuk është plotësisht i qartë, shanset për të marrë kancerin e mushkërive zvogëlohen kur ndaloni pirjen e duhanit dhe 10 vjet pas cigares së fundit rreziku i vdekjes nga ky kancer është rreth gjysma krahasuar me ato të një duhanxhiu.
Dhe madje edhe rreziku i prekjes nga kanceri ne organet e tjera të lidhura me pirjen e duhanit (shumë tumore në kokë, fshikëza, mëlçi, veshka, pankreas, vezore, stomak etj.) zvogëlohet në mënyrë progresive, ndërsa rritet koha pa pire duhan. Çdo cigare shtesë rrit rrezikun, kështu që kurdoherë që dikush vendos të lë duhanin, do të fitojë gjithmonë diçka. Të kryerit e ushtrimit fizik parandalon kancerin – e vërtetë Disa lloje tumoresh janë të ndjeshëm ndaj efekteve të lëvizjes, gjë që redukton incidencën e tyre: marrëdhëniet e drejtpërdrejta janë demonstruar për kancerin e zorrës së trashë, endometrit dhe gjirit, ndërsa për të tjerët, siç është kanceri i prostatës, të dhënat nuk janë ende të mjaftueshme për të nxjerrë konkuzione përfundimtare.
Megjithëse mekanizmi me të cilin aktiviteti fizik ushtron një veprim antitumoral nuk është kuptuar plotësisht për disa tumore, ata që luajnë lojëra sportive sëmuren më pak se ata që bëjnë jetë sedentare sepse lëvizja shkakton prodhimin nga trupi të substancave mbrojtëse si dhe zvogëlon nivelin e inflamacionit të trupit dhe përqendrimi i substancave pro-kancerogjene (të tilla si disa hormone femërore ose insulina). Ne nuk dimë se në çfarë moshe është më mirë të fillohet, por kjo vlen vetëm për kancerin: ushtrimi fizik dhe lëvizja , në fakt, janë të dobishme për parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe për të shmangur osteoporozën. Për këtë qëllim, sa më shpejt që të filloni me lëvizje dhe ushtrime fizike aq më mirë është.
Ajo çfarë bën njeriu kur është i ri ka një ndikim të kufizuar në rrezikun e të prekurit nga kanceri në moshë madhore – e gabuar Për shkak se shumë nga zakonet e jetesës të fituara gjatë fëmijërisë ose adoleshencës kanë një ndikim të madh në rrezikun e prekjes nga kanceri në moshën e tretë. Thjesht mendoni për rëndësinë e ushqyerjes së duhur ose pirjen e duhanit (një zakon i fituar shpesh në adoleshencë).Ju gjithmonë mund të korrigjoni një sjellje të pasaktë, por edhe në qoftë se nuk bëni sjellje të tilla të gabuara është strategjia më e mirë e parandalimit.
Në këtë fushë, edukatorët (prindërit, mësuesit) luajnë një rol esencial, ata duhet të jenë shembull: është e panevojshme të këmbëngulësh me një adoleshent që të mos pijë duhan nëse prindërit ‘djegin’ një paketë cigare në ditë. Gatimi me mikrovalë provokon tumor – i gabuar Nuk ka asnjë lidhje midis këtyre dy faktorëve. Furrat me mikrovalë, si radiot, lëshojnë fusha elektromagnetike me radiofrekuencë. Janë kryer disa studime dhe është vërtetuar se nuk ka rreziqe për shëndetin. Nga ana tjetër, mikrovalët janë të mbrojtura me skermim : vetëm pajisjet shumë të vjetra, të dëmtuara ose që nuk mbyllen siç duhet, mund të jenë potencialisht të rrezikshme (sepse ato ngrohin indet), por vetëm nëse qëndrojmë gjatë në afërsi, ndërkohë që janë në funksionim. Linjat e tensionit të lartë shkaktojnë tumore infantile – as e vërtetë dhe as e gabuar Nuk ka ende siguri shkencore në këtë fushë. Kjo pasiguri është kryesisht për shkak të faktit se nuk është e lehtë për të kryer hulumtime për të provuar ekzistencën e një marrëdhënie shkakësore midis fushave elektromagnetike në frekuenca të larta, të cilat janë ato të krijuara nga linjat e energjisë, si dhe zhvillimin e disa lloje kanceresh të fëmijërisë (sidomos leucemia) dhe rezultatet e studimeve janë shpesh kontradiktore.
Bazuar në analizë të plotë të të dhënave të disponueshme, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi kancerin (Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi kancerin, IARC) arriti në përfundimin, megjithatë, se fushat elektromagnetike të krijuara nga shtylla të tensionit të lartë të klasifikohet si “kancerogjen të mundshëm për njeriun.
“Mundësisht kancerogjene për njerëzit ” është kategoria me e ulëe ndër klasifikimet e tre kategorive (“kancerogjene për njerëzit”, “ndoshta kancerogjene për njerëzit”, “mundësisht kancerogjene për njerëzit”) klasifikim i cili përdoret nga IARC për të klasifikuar prova relevante shkencore për agjentët mjedisorë. Përfundimet e IARC u përforcuan më pas nga ato të marra nga Organizata Botërore e Shëndetësisë të cilat kryen vlerësimin e vet të të dhënave shkencore në dispozicion. “Mundësisht kancerogjene për njerëzit” është një klasifikimi i përdorur për të treguar një agjent për të cilën ka prova të kufizuara të prekjes nga kanceri te njerëzve dhe më pak se prova të mjaftueshme në kafshët eksperimentale (në modelet eksperimentale).
Klasifikimi bazohet në soliditetin e evidencave shkencore në dispozicion, jo në atë se sa i lartë është rreziku. Sot situata nuk është sqaruar ende, por ekspertët thonë se në qoftë se lidhja ekzistonte, do të mbulojë vetëm një përqindje shumë të vogël të fëmijëve (ndërmjet 1% dhe 4% e atyre të ekspozuar ndaj nivelit më të lartë), ndërkohë që nuk do të kishte një rritje të konsiderueshme në rrezik për fëmijët e ekspozuar ndaj fushave elektromagnetike të nivelit të ulët, për të cilën shumica prej nesh janë të ekspozuar. Goditjet dhe traumat mund të shkaktojnë tumor – e gabuar Ekzistonte një besim i lashtë, i cili pati mbështetje midis mjekëve në fillim të shekullit të njëzetë.
E kundërta është ndoshta e vërtetë: një tumor mund të bëjë një pjesë të trupit të pambrojtur ndaj aksidenteve (për shembull një tumor kockash). Ndonjëherë, falë një ekzaminimi mjekësor rastësor për të trajtuar një traumë të vogël, mund të vërehet ënjtje e dyshimtë.
Njerëzit i kushtojnë më shumë vëmendje një pjese të trupit që dhemb: goditja nuk e shkakton tumorin, ajo zbulon një tumor që gjendet tashmë atje. Për kancerin në mushkëri , është më e rrezikshme të jetosh në një qytet të madhe sesa te pish duhan – e gabuar Ndotja e ajrit shkakton shumë sëmundje të mushkërive (astma, bronkiti kronik), duke përfshirë kancerin e mushkërive, por tumoret për shkak të pirjes së duhanit janë shumë më të shumta se ato për shkak të ndotjes. Ndotja rrit inflamimin e mushkërive, të cilat mund të promovojnë një tumor tek njerëzit e predispozuar tashmë.
Midis tyre janë padyshim duhanpirësit, të cilët shtojnë efektin kancerogjen të cigareve në efektin negativ të vetë inflamacionit. Sot janë shtuar rastet e sëmundjes me tumor – as e vërtetë dhe as e gabuar Sepse në qoftë se disa lloje të kancerit, të tilla si kanceri i gjirit në femra, janë në rritje, të tjerët, të tilla si ato të qafës së mitrës ose të stomakut kanë rënë.
Numerikisht ka më shumë tumore, por kjo është për shkak të faktit se mosha mesatare e popullsisë është rritur dhe se kanceri prek me se shumti moshën e tretë. Për më tepër, përmirësimi i aftësive diagnostikuese bën të mundur gjetjen e më shumë tumoreve, të cilat janë më të shpeshta se një herë, por në anën tjetër falë mjekësisë vdekshmëria për shkak të kësaj sëmundjeje është ulur. Mishi i pjekur në zgarë prodhon substanca kancerogjene – e vërtetë Megjithëse demonstrimi i sakte është marrë vetëm nga kafshët. Nga ana tjetër, ekziston një rrezik sasior vetëm nëse hani mish të pjekur në skarë (dhe veçanërisht mish të gatuar në zgarë me qymyr) të paktën një herë në ditë.
Shkaktarët kryesorë për rrezikun e shtuar janë aminat heterociklike dhe hidrokarburet aromatike policiklike, kimikatet që rezultojnë nga transformimi i proteinave të mishit që i nënshtrohen temperaturave të larta. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se metodat e tjera të gatimit nuk janë pa rrezik: për shembull, ushqimet e skuqura në përgjithësi përmbajnë më shumë yndyrë dhe prandaj janë të dëmshme për shëndetin e zemrës dhe të enëve të gjakut. Strategjia më e saktë është që të shijojnë sa më rrallë zgarën , por ta bëjnë atë me gatim të kujdesshëm, duke shmangur ndoshta të konsumojnë pjesët e dhjamura të djegura, të cilat janë më të rrezikshmet dhe të zgjedhin mish më pak yndyrë si pula, duke u kujdesur për të eliminuar lëkurën e saj gjate konsumimit të këtij mishi.
Ndërhyrja kirurgjikale për të hequr një masë tumorale mund të favorizojë përhapjen e tumorit – e gabuar Kjo është një bindje e rreme që daton në fillim të shekullit të njëzetë, kur shumë intervenime për të hequr tumoret u kryen kur në realitet pacienti kishte arritur ne krijimin e metastazave ne trupin e tij. Fakti që pas ndërhyrjes u shfaq një tumor i ri në një organ tjetër krijoi këtë bindje. Për më tepër, është e mundur që, duke hequr pjesërisht një tumor, disa qeliza të mbetura në vend mund të shkaktojnë metastaza, por kjo dukuri është bërë e rrallë me zhvillimin e teknikave moderne kirurgjikale dhe sidomos mjeteve diagnostikuese si PET Skaner , të cilat janë në gjendje të gjithashtu identifikojnë tumoret e disa qelizave.
Për më tepër, për të eliminuar qelizat “e sëmura “, sot kemi radioterapi dhe strategji të tjera pak a shumë “inteligjente”. Radioterapia mund të shkaktojë tumor – e vërtetë Megjithatë, frekuenca me të cilën kjo ndodh është shumë më e ulët se rreziku i vdekjes nga një tumor prezent ne organizëm i trajtuar në mënyrë joadekuate. Radioterapia, e cila konsiston në emetimin e rrezeve të x-ray drejt qelizave tumorale, për t’i shkatërruar ato, gjithashtu mund të nxisë mutacione gjenetike në qelizat e shëndetshme.
Shumica e këtyre dëmeve të ADN-së riparohen nga vetë qelizat në një kohë të shkurtër. Si me shumë praktika mjekësore, ne e konsiderojmë mundësinë e përdorimit të një trajtimi në dritën e balancës midis rreziqeve dhe përfitimeve dhe nuk ka dyshim se kur një mjek sugjeron radioterapinë, përfitimet janë shumë më të mëdha se rreziqet e mundshme. (Lajmi.net)