Avokati i drejtorit Andi Toma, i cili tashmë është i arrestuar ka deklaruar se klienti i tij nuk ka bërë asnjë shkelje nga ato që ka thënë vendim i gjykatës. Neshat Fana në studion e “Opinion”, u shpreh se të gjitha pretendimet e gjykatës janë të kontestueshme, pasi është bërë gabim marrja e provave. “Vendimi i gjykatës është i falsifikuar, unë nesër do të depozitoj kallëzim penal dhe për prokurorin dhe gjykatësin”, u shpreh avokati Neshat Fana.
Pjesë nga deklaratat e tij
E kontestoj të tërë gjë e pretenduar, e konsistojë në themelin e gjërave. Mënyra e marrjes së provave, është e kontestueshme.
Gjërat duhen par ë në kohë dhe jo thjeshtë të merren në mënyrë mekanike.
Rruga është tenderuar në vitin 2008, ka qenë rikonstruksion nuk ka qenë ndërtim i një rruge të re, buxheti është modest, sipas të gjithë specialistëve. Rruga nuk është mbaruar, dhe ndoshta nuk do bëhet asnjë herë. Nuk është mbaruar asnjë herë, pasi është formacioni i tokës që është i keq prandaj.
Tenderi është zhvilluar konform ligjit, janë hedhur të gjitha hapat sipas ligjit.
Firmat që kanë bërë punimet kanë ndryshuar rolet, mes tyre. Firma që kishte 10% kërkoi të merrte 90% dhe prandaj janë bërë shumë ndryshime. Kjo gjë është shënuar si shkelje për ndryshimin e kontributit të firmave.
Vendimi i gjykatës është i falsifikuar, unë nesër do të depozitoj kallëzim penal dhe për prokurorin dhe gjykatësin.