Bledi Nurçe, me detyrë kryebashkiaku i fshatit Biranj në Korçë është vënë në pranga e policisë pasi akuzohet për rrëmbim dhe dhunim personi.
Specialistët e seksionit për krimet ndaj jetës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Bledi Nurçe, 36 vjeç, banues në fshatin Biranj (me detyrë Kryeplak i këtij fshati).
Më datë 05.02.2018, në fshatin Biranj, shtetasi Bledi Nurçe, ka shkuar tek banesa e shtetasit K.R, 19 vjeç e ka goditur fizikisht dhe i ka kërkuar këtij të fundit, të dilte jashtë banese me pretendimin se e kërkonte Policia, për ta pyetur në lidhje me vjedhjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e shtetasit L.M, 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2018.
Pasi kanë shkuar tek banesa ku kishte ndodhur vjedhja, Bledi Nurçe sërish ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit K.R, me pretendimin se ky i fundit ishte autor i kësaj vjedhje dhe më pas e ka lënë të lire.
Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.