Në prag të Asamblesë Zgjedhore, media “VIP SPORT” ka dërguar emrin e administratorit Fation Shehu si përfaqësues, për të pasquruar në normalitet zhvillimet e aktivitetit. Përgjigja e FSHF-së ishte:
“FSHF refuzon akreditimin e z.Shehu për shkak të angazhimeve të tij juridike dhe personale karshi kandidatit në garë, të pohuara edhe vetë prej tij publikisht”, shkruhej në përgjigjen zyrtare nga zëdhënësi për shtyp i FSHF-së, Gerti Çarçani, i cili është njëkohësisht moderator i një emisioni sportiv, që njihet për faktin se përdoret aktualisht në fushatën pro FSHF-së.