Pas ditesh te tera pritje dhe spekulimesh te medha kryeministrit Ramush Haradinaj i eshte dhene viza e SHBA. Ditë më parë i është lëshuar edhe viza britanike.
Këtë e ka konfirmuar sot zëdhënësja e Qeverisë Donjeta Gashi, ndërsa Gazeta Express raportoi të premtën, se ambasada amerikane kishte vendosur ta pajisi Haradinajn me vizë, pasi kryeministri u tërhoq nga ideja e shfuqizimit të Gjykatës Speciale.
Por, kjo çështje mori fund pasi i pari i ekzekutivit kosovar sot ka marrë vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pritet që të udhëtojë së shpejti për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit më 8 shkurt në Uashington. Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Donjeta Gashi, zëdhënësja e Qeverisë në një lidhje direkte në Info Magazine.
Gazeta Express, ditë më parë ka raportuar se Ambasada Amerikane i ka lëshuar vizën kryeministrit Haradinaj, vetëm pasi ky i fundit u tërhoq nga ideja e shfuqizimit te Speciales.
Vetë Haradinaj kishte thënë përmes një postimi në Facebook se i ishte nënshtruar të gjitha procedurave të rregullta dhe se po priste vizën, si gjithë qytetarët.
“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, kishte shkruar para disa ditëve kryeministri. Express. (b.an)