Blerja e hotel ‘Sharton’ është konfimuar zyrtarisht nga “Kastrati Group”.
Leonard Kastrati, djali i biznesmenit Shefqet Kastrati, me anë të një fotoje të publikuar në rrjetet sociale ku ai shfaqet me ish-pronarët, shkruan:
“Tashmë zyrtarisht ish-hotel ‘Sheraton’ i përket kompanisë ‘Kastrati Group’, sapo u mbyll transaksioni”, shkruan Leonard Kastrati.
Kompania e naftës nuk ka sqaruar nëse godina do të vijojë të përdoret për hotel, apo do të ketë funksione të tjera.
Në dhjetor të vitit të kaluar, ‘Sheraton’ u largua nga Tirana, duke e lënë kryqytetin shqiptar pa asnjë markë prestigjoze të hotelerisë.
Megjithatë, se shpejti ne Tirane pritet te vije “Hilton”./a.m.