Të 4 perosnat e arrestuar për vrasjen e Devi kasmit do të mbeten në burg. Gjykata ka caktuar masën e njëjtë për këta shtetas, atë të “arrestit me burg”. Seanca ka zgjatur më tepër nga sa zgjat në rastet kur jepen masa sigurie për shkak të kompleksitetit të dosjes dhe të dhënave të shumta që janë shqyrtuar.
Për gjykatën provat ishin të mjaftueshme për të izoluar në burg shtetasin grek Eftimiu Eftimius, i identifikuar si ekzekutor si dhe 3 persona e tjerë Elton Halipaj, Malvin Dinellari, Elton Hoxhallari.
Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për Eftimiu Eftimius dhe 3 anëtarëve të tjerë të bandës të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë një javë më parë.
Shtetasi grek ka lënë 10 mijë euro garanci në gjykatë për të dalë nga burgu, por kjo shumë nuk është pranuar nga gjykata.
Gjatë seancës janë zbuluar të dhëna të reja. Mes dëshmive është regjistruar edhe ajo e babait të Elton Halipajt, personi që akuzohet se siguroi mjetet për vrasjen e Devi Kasmit.
Hyda Halipaj, nënkryetari i shoqatës së pensionistëve, tha se pak kohë më parë i kishte siguruar të birit një punë si kopshtar pranë njërës prej minibashkive në kryeqytet por se e kishte refuzuar.
“Më tha që nuk dua ta bëj atë punë, se kam gjetur një tjetër”,- tregoi i moshuari.
Personat e arrestuar:
· Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;
· Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;
· Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;
· Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.
/a.m.