Policia e Sarandës ka kryer një operacion anti-drogë, në kuadër të së cilës janë arrestuar në flagrancë në vendin e quajtur ”Qafa e Muzinës”, shtetasit Florian Balliu, 29 vjeç, banues në Fier, Amarildo Derstila, 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi në mjetin e tyre tip “Ford” është kapur një sasi prej 20.6 kg kanabis, të cilën dy perosnat po e transportonin me qëllim që ta trafikonin drejt Greqisë. Ndërkohë ,policia ka shpallur në kërkim edhe shtetasin R.K., 21 vjeç, banues në Fier, si bashkëpuntor në këtë vepër penale.
ma.me