Deputeti i LSI Perparim Spahiu ka reaguar sot pas arrestimit dhe lenies ne burg nga gjykata te ish drejtorit te Përgjithshëm të Rrugëve Dashamir Xhika. Sipas tij, masa e arrestit kerkohet diten e diele qe eshte pushim me nje arsye, “për të mbuluar me hi, pisllëkun që bënë me arrestimin idiot në Elbasan!”
REAGIMI:
Prokuroria politike, po zbaton me korrektësi urdhërat e qeverisë!
Arreston opozitën për të mbuluar krimet shtetërore që po bën!
Ditën e dielë kërkohet një masë tjetër arresti. Nuk prisnin as deri nesër, por e duan sot për të mbuluar me hi, pisllëkun që bënë me arrestimin idiot në Elbasan!
I uroj Dashit të faktojë pafajsinë e tij, ndonëse në kushte të pabarabarta!
Ndaj me të dhe gjithë popullin opozitar terrorin politik ndaj opozitës. Nuk do ta lemë vendin në dorë të diktatorit!