“Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka nisur procesin për divorc me bashkëshortin Astrit Kuçi,” – konfirmoi media kosovare në emisionin ‘Prive’.
Për një kohë të gjatë, ka qëndruar në martesë me dentistin, por është komentuar shpesh për krizë në çift.
Burimet e brendshme të Prive kanë konfirmuar që Atifete Jahjaga nuk paraqitet në seancat gjyqësore, ndonëse e di që lidhja do përfundojë në divorc.
Në mediat rozë janë komentuar dhe daljet publike të Atifetes, ku pothuajse asnjëherë nuk ishte e shoqëruar nga ish-bashkëshorti Kuçi.