Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nëpërmjet një postimi në faqen e saj në facebook lajmëroi një histori suksesi te maternitetit Mbretëresha Geraldinë në Tiranë.
Një bebe i lindur në javën e 27 ose siç njihet në gjuhen mjekësore, në stad të thellë prematur, që peshonte vetëm 800 gram, falë punës së mjekëve, sapo ka kaluar rrezikun për jetën dhe gëzon shëndet të plotë.
“Bravo ekipit të mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të Neonatologjisë për punën e shkëlqyer. Kjo klinike konkuron me klinikat më të mira të rajonit”, shkruan Manastirliu.