Policia deklaron se ka evituar një tentativë arratisje të një të dënuari nga Shqipëria nga burgu i Koridhalos. Sipas grekëve, Fabio Dushku po përgatiste një arratisje nga burgu, por ndërhyrja në kohë ka prishur planet e shqiptarit.
Në momentin e ndërhyrjes, Dushku po fliste në Skype, ndërsa i janë sekuestruar laptop, celularë, tre thika dhe sende të tjera të improvizuara. Autoritetet greke akuzojnë se shqiptari kishte lidhje me grupe terroriste. Fabio Dushku njihet si shoku i Pëllumb Marnikollaj, i cili vdiq në 2016 në rrethana ende të paqarta, ndërsa familjarët e tij akuzojnë policinë për dhunë.