Ka nisur ristrukturimi i degës së Partisë Socialiste në Tiranë. Kryeministri ka bërë edhe lëvizjet e para në kryeqytet. Kryetari i Komisionit të ‘Ligjeve’ Ulsi Manja është caktuar përgjegjës për njësinë 11, Rakip Suli largohet nga Lapraka, i caktohet Bashkia Kamëz, Klotilda Ferhati shkon në njësinë 3, në vend të Xhaçkës, e cila është drejtuese politike në Dibër. Deputeti Sadri Abazi ikën nga Kamza dhe shkon tek njësia numër 4 në vend të Gjylametit, e cila është kryetarja e degës së PS në kryeqytet. Vitin tjetër zhvillohen zgjedhjet lokale, ndërsa PS ka nisur përgatitjet që në fillim të këtij viti në të gjithë vendin me organizimin e strukturave. raport.tv