Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” janë sekuestruar 2 kg kokainë, ndërsa janë arrestuar 7 persona. Të arrestuarit janë; Helidon Marku, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale, Indrit Tagani, Erjon Zekaj, Saimir Arçi, Aldo Vruçaj, Kristjan Ujkaj dhe Aleksandër Matoja, ndërsa në kërkim u shpall H.K, 26 vjeç.
Sipas policisë, Helidon Marku menaxher i një lokali nate në Shkodër dhe në bashkëpunim me personat e tjerë të arrestuar dhe në kërkim kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të shitjes së drograve të forta kokainë dhe heroinë. Policia ka vendosur në sekuestro lokalin ”SAMPA” në zonën e Bërdicës, në ambientet e të cilit zhvillohej ky aktivitet kriminal. Operacioni u finalizua pas një hetimi 3 mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit, ndërsa grupi ishe në vëzhgim.
Të arrestuar
1. Helidon Marku, 42 vjec, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale.
2. Indrit Tagani, 30 vjec,banues në Shkodër.
3. Erjon Zekaj, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe.
4. Saimir Arçi, 31 vjeç, banues në Shkodër.
5. Aldo Vruçaj, 28 vjeç, banues në Shkodër.
6. Kristjan Ujkaj, 31 vjeç, banues në Shkodër.
7. Aleksandër Matoja, 31 vjeç, banues në Shkodër.
Në kërkim
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit H.K, 26 vjeç, banues në Shkodër.
Gjatë operacionit u sekuestruan;
• 2 kilogramë e 237.6 gramë kokainë
• 3 automjete Audi Q5, Ford “Fiesta” dhe BMW
• 10 telefona celulare të markave te ndryshme
• 489.000 leke , 635 Dollare dhe 280 Euro
Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit, mbajtjes e shitjes së narkotikëve” e përshtatje e lokalit për përdorim droge, kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenit 283/2, neni 285/a e 25 të Kodit Penal.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.
javanews.al