Një aksident me vdekje ka ndodhur ne oret e para te mengjesit te sotem ne Tirane. Sipas te dhenave te para behet me dije se makina ka përplasur për vdekje një kalimtare, e cila u identifikuar me pas si shtetasja Lumturi Demiri. Aksidenti ka ndodhur te kryqëzimi i Laprakës. Këmbësori u përplas teksa po kalonte pranë vijave të bardha.
Njoftimi i policise
Në kryqëzimin e Rr. Dritan Hoxha me rrugën Lord Bajron, rreth orës 06:15 te dates 03.02.2018 mjeti me targa AA475OC me drejtues shtetasin Edmond Goxhaj ka aksidentuar shtetasen Lumturi Demiri e datelindjes 10.02.1962 lindur ne Bulqize dhe banuese ne Tirane, u njoftua ambulanca cila konfirmon se shtetasja ka nderruar jete. U be testi i alkolit drejtuesit te automjetit dhe rezultoi negativ,
Gjithashtu nga kontrolli fizik i drejtuesit te automjetit iu gjeten dy qese e dyshuar si lende narkotike e llojit Cocaine dhe u njoftua seksioni i narkotikeve ne DVPT per veprime te metejshme.