Kanë dalë sot pamjet nga shtëpia-baza e grupit kriminal që mori pjesë në atentatin e Devi Kasmit pak ditë më parë, ku u gjetën arsenal armësh dhe lëndë narkotike. E ndërtuar enkas në një zonë në periferi, mes dy kodrave në Kodër-Mzez, shtëpia në pronësi të Aurel Hoxhallarit, i cili është person i shpallur në kërkim, ishte e pajisur me disa kamera sigurie. Ndërkohë 4 persona u arrestuan, mes tyre edhe ekzekutori. Sipas news 24 në çdo cep të shtëpisë ka kamera sigurie, ishte ndërtuar qëllimisht. Tunelet janë pas shtëpisë, janë të ndërtuara para viteve 90. Thuhet se tunelet kanë qenë në emër të Aurel Hoxhallari, i cili është në kërkim dhe me 3 producentë penale.
Ndërkohë policia dje shpërndau edhe videon me municionet dhe lëndën narkotike që gjeti në bazën ku grupi i strukturuar kriminal i kishte fshehur.
Te arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit jane: Elton Halipaj, i cili siguroi mjetet për vrasjen, Efitmiu Eftimius-Vrasësi, te cilit iu gjetën para, i kishte marrë shpërblim për ekzekutimin, Malvin Dinellari, personi qe siguroi infrastrukturën si dhe Elton Hoxhallari-bashkëpunëtor në vrasje. Policia ka shpallur në kërkim edhe Altin (Aurel) Hoxhallari-Organizator i vrasjes. Për ish ushtarakun grek dyshimet janë se ai është kontktuar nga Aurel Hoxhallari, dhe është paguar me një shumë prej 25 mijë eurosh. Ai kishte ardhur në Shqipëri dy muaj më parë, ndërsa thuhet se kishte si synim që të largohej pak kohë pas vrasjes që mos të lindte ndaj tij asnjë dyshim.