Oliver Giroud ishte shumë i popullarizuar tek Arsenali, por klubi ia hapi derën e largimit për shkak se donte të luante rregullisht para se të fillojë Kampionati Botëror, ka thënë Arsene Wenger.
Sulmuesi 31-vjeçar, kaloi te “Blutë” për 18 milionë funte, në të njëjtën ditë kur Arsenali transferoi Pierre-Emeric Aubameyangun për 56 milionë funte.
“I kemi borxh”, ka thënë Wenger kur është pyetur për Giroudin. “Ishte e lidhur me marrëveshjen për Aubameyangun dhe sapo i ka lindur fëmija i tretë prandaj ishte e vështirë që të largohej nga Londra. Ishte e vështirë që të refuzohej [oferta e Chelseat] sepse ishte veç një kundërshtar”, ka shtuar ai.
“Ai ishte i popullarizuar në ekip dhe në klub, të gjithë lojtarët u pikëlluan me largimin e tij, por Olivieri donte më shumë kohë [në fushë] – ai dëshiron që të shkojë në Kupën e Botës. Për këtë arsye ia hapa derën”, përgatiti Koha. (b.an)