Takimet e rregullta me dentistin janë të rëndësishme kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj oral.
Por është po kaq e rëndësishme që ju të kujdeseni për dhëmbët tuaj dhe mishrat e dhëmbëve kur nuk jeni te dentisti. Duke përdorur një furçë dhëmbësh të përshtatshme ju mund të mbani një buzëqeshje të shëndetshme dhe të bukur për një kohë të gjatë.
A e dinit që ekspertët rekomandojnë përdorimin e një furçe me fije të buta?
Kjo për shkak se furçat me fije të ashpra ose mesatare mund të dëmtojnë mishrat, sipërfaqen e rrënjëve dhe smaltin mbrotjës të tyre. Ju duhet të hiqni mbetjet e ushqimeve nga dhëmbët tuaj në mënyrën më të kujdesshme të mundshme, dhe një furçë e butë është opsioni më i mirë për ta bërë këtë.
Gjithashtu është e rëndësishme të siguroheni se madhësia dhe forma e furçës përshtaten me gojën tuaj si duhet, duke ju lejuar të arrini lehtësisht të gjithë dhëmbët.
Dhe mos harroni të zëvendësoni furçën tuaj të dhëmbëve çdo disa muaj, ose më shpejt nëse fijet e saj përthyhen. Përveç se ajo bëhet më pak efektive, sa më gjatë të mbani vetëm një furçë aq më shumë bakterie do të krijohen në gojën tuaj.
a.ç