Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se për të gjithë investitorët privatë që do të ndërtojnë në “100 fshatrat” e zgjedhur do të kenë lehtësira të shumta nga qeveria.
“Do të ketë komunikim intensiv me biznesin e madh për agro turizmin. Do të ketë lehtësia që lidhen me TVSH, programi do të jetë i limituar në kohë, jo i pafund. Kushdo të dojë që të investojë do të ketë parasysh një periudhë 2-3-vjeçare, por që mbetet për t’u vendosur.
Presim fluks investimesh private për të ndërtuar bujtinat, fermat dhe gjithë strukturat. Ministria do të jap certifikatë mbi bazën e të cilës do të merret mbështetja. Jo cdo investim do të quhet agro-turizëm” deklaroi ai.
Gjithashtu, kryeministri Rama, paralajmëroi edhe njëherë kryebashkiakët për reformën e ujit, por edhe investimet. “Asnjë lek, zero për bashkitë, që nuk reformojnë çojnë përpara reformën e ujit, po ashtu asnjë lek për mbështetje për bashkitë për infrastrukturë që nuk janë aktive për thithjen e fondeve alternative’ tha Rama.
Në fund nuk munguan edhe batutat, teksa Rama u bëri thirrje të rinjve që të mos e kërkojnë fatin në pikat e basteve. “Mos prisni që Ronaldo t’u zgjidhë problemet e jetës me një goditje nga larg në ‘El Clasico’, por me mund” përfundoi ai.
a.ç