Prokuroria e Elbasanit ka urdhëruar arrestimin e ish-drejtorit të Përgjithshëm të rrugëve Dashamir Xhika, pas abuzimeve që janë konstatuar në procedurat tenderuese dhe mbikqyrëse në ndërtimin e rrugës Elbasan-Gjinar.
Arrestimi i Gjikës është realizuar në banesën e tij, ndërkohë burimet thanë se veç Xhikës, në praga ka rënë dhe Andi Toma, ky i fundit ish-funksionar i Partisë Demokratike i arrestuar dhe disa vite më parë për abuzimet gjatë ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës.
Abuzimet fiannciare të shkaktuara përllogariten në shifrën 5 miliard lekë të vjetra.I gjithë operacioni është udhëhequr deri në mesnatë nga drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit Ardian Nezha, i cili mësohet se ka firmosur 11 urdhër-arreste, ku të proceduar janë ish-zyrtarë të lartë, kolaudues dhe disa biznesmenë të kompanive ndërtuese “Arifaj” dhe Tre vllezërit Hysa”.
Kompania administrohet nga Besnik Hysa, Kujtim Hysa dhe Flutura Hysa dhe është themeluar prej vitit 2001. Dy vllezërit tashmë janë arrestuar nga policia, ndërkohë mes të arrestuarve është dhe një femër, e cila administron kompaninë e ndërtimit “Arifaj”.
Burime nga thanë se mes të arrestuarve janë dhe 7 persona të tjerë të cilët janë zyrtarët që kanë bërë kolaudimin fiktiv të rrugës Elbasan-Gjinar.
Arrestimet janë kryer pas hetimit që zhvilloi prokuroria e Elbasanit në lidhje me kallëzimin e bërë nga ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri më 19 dhjetor 2017. Ky i fundit kërkoi hetimin e çështjes pas auditit të zhvilluar për rrugën Tiranë-Elbasan ku u gjetën 5.3 miliardë lekë të vjetra dëme financiare.
Dosja në fjalë është një nga tre dosjet për të cilat, prokurorja e Elbasani Amanda Xhaferi,kallëzoi për “Shpërdorim detyre” në polici ish-drejtuesin e prokurorisë Dritan Gina. Gina u akuzua nga Xhaferi se kishte fshehur dosjen e rrugës Elbasan-Gjinar.
a.ç