10 deputetë të Vetëvendosjes e kanë dërguar këtë javë në administratën e Kuvendit kërkesën për krijimin e një grupi të ri parlamentar, mëson KTV-ja nga burime brenda Kuvendit.
Ata nuk e kanë emëruar grupin e tyre, por e duan ndarjen nga grupi i Vetëvendosjes ku ndodhen aktualisht.
Lista e deputetëve që e kanë bërë kërkesën dhe do të ndahet nga VV-ja është:
- Visar Ymeri
- Dardan Molliqaj
- Dardan Sejdiu
- Dukagjin Gorani
- Aida Dërguti
- Shqipe Pantina
- Faton Topalli
- Fisnik Ismaili
- Driton Çaushi
- Donika Kadaj
Nëse kjo mbetet lista përfundimtare, Vetëvendosje do të mbetet me 22 deputetë në Kuvend dhe do ta humbasë primatin e grupit më të madh parlamentar. Administrata e Kuvendit pritet shumë shpejt ta zyrtarizojë krijimin e grupit të ri parlamentar. (Koha)