Kandidatët kryesorë për president të FSHF, Armand Duka dhe Bashkim Fino, përballen të dy në një debat televiz. Ata janë të ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Top Channel, dhe shpalosin idetë e tyre, për presidencën e FSHF-së.
Fino: Unë nuk e them që nuk jam politikan, këtë gjë nuk e fsheh. Kam integritetin tim në këtë kohë. Kam pasur shumë poste, kryetar bashkie, deputet etj. Nuk e them që më ka sjellë Olsi Rama apo Partizani në këtë garë për president, pasi edhe do më kishin propozuar. Futbolli është pasioni im. Duka e di shumë mirë këtë. Në mënyrë zyrtare, jam propozuar nga Flamurtari dhe nga Lushnja.
Duka: Unë do ta kisha krenari të më propozonte Partizani. Të gjithë e dinë që e ke kokën tek Partizani. Gim Zeqon e njoh, ndërsa Ridvan Boden nuk kam miqësi.
Pse e keni sfiduar Dukën?
Fino: Sepse futbolli shqiptar kishte nevojë për një alternativë të re. Pas një konsumimi të presidentit aktual 16-vjeccar, futbolli ndikon në të gjithë shoqërinë. Ka nevojë për kthimin e besimit, të ndryshojë menaxhim. Këto kanë qenë pikat kryesore për ccfarë kam sfiduar Dukën.
Kualifikimet tuaja…
Fino: Mendoj se kualifikimet për një post të tillë, është menaxhimi, që e kam nga pikat më të forta personale.
Pse keni vendosur të kandidoni për herë të 5-të?
Finon e konsideroj si një njeri që sjell alternativa për futbollin, jo si një sfidant. E shoh si një dëshirë e tij të ndihmojë FSHF. Institucionin e FSHF e kemi ngritur nga asgjëja, dhe e kemi konsoliduar deri më sot. Mendoj se kam ende energji për një mandat tjetër.
Pse Duka nuk duhet të jetë president…
Gara ime nuk ka të bëjë me emrin e përveccëm Duka. Gara ime ka të bëjë më një platformë tjetër. Ka ardhur koha për ndryshimin e futbollit, të rikthejmë besimin tek tifozët, të cilin sot e kanë humbur. Duke futur një mënyrë të re në menaxhim, si dhe në kufizimin e mandateve, unë mendoj se do paraqes një platformë të mirë për anëtarët e Asamblesë.
3 arsye pse duhet të vijoni të jeni president
Duka: Eksperienca dhe njohja e FSHF. Niveli i aftësive menaxheriale dhe marrëdhënia e mirë me klubet. (Panorama Sport)