“Neymar duhet të mësojë t’i respektojë kundërshtarët”, kështu thotë Raggi i Monacos, që do të takohet me brazilianin e PSG-së në Kupën e Francës.
Neymar është kritikuar shumë në Francë, sidomos pas ndeshjes së fundit në Kupën e Ligës, ku braziliani pati disa “fërkime” me kundërshtarët.
Në një episod, pasi shkaktoi një faull për të cilin u ndëshkua edhe me karton të verdhë, braziliani shkoi për të ndihmuar kundërshtarin që të ngrihej, por e tërhoqi dorën në momentin e fundit – veprim që bëri buj në mediat botërore duke kritikuar brazilianin.
Në finalen e Kupës së Ligës, PSG do të ndeshet me Monaco, skuadër në të cilën luan edhe italiani Raggi, i cili nuk e ka shumë qejf Neymarin. Kjo duket nga deklaratat e tij, raporton SS.
“Neymar është një kampion i madh, por duhet të mësojë që të respektojë më shumë kundërshtarët. Nuk po e them se si do të reagoja unë po të më kishte drejtuar dorën e më pas ta tërhiqte. Nuk ishte veprim i bukur”, tha Raggi, përgatiti ”Express”. (b.an)