Pasi u raportua se ajri i Prishtinës është aq i dëmshëm sa duhet të dilet me maskë, një qytetar nuk ka menduar vetëm për vetën.
Ai ka hipur te statuja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut që ndodhet afër Qeverisë së Kosovës dhe i vuri një maskë.
E fotografia e Skënderbeut me maskë teksa ‘mbrohet’ nga ajri helmues i Prishtinës, është shpërndarë mijëra herë nga qytetarët, të cilët po publikojnë vazhdimisht fotografi që tregojnë ndotjen e ajrit.
Ndryshe, përveç këtyre protestave simbolike, për ajrin është paralajmëruar një protestë nga shoqëria civile e cila do të mbahet të mërkurën në mesditë, përgatiti “Gazetametro.net”. (b.an)