E ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, u shpreh se protesta e 27 janarit është vetëm maja e ajsbergut. Ajo tha se opozita do organizojë protesta të tjera në muajt në vijim për largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Largimi i Edi Ramës është mision kombëtar. Sepse ne çdo ditë e më shumë shohim shqiptarë që po largohen nga Shqipëria. I patë si jetojnë shqiptarët në kampe në Francë, në Gjermani, ata pak të shkolluar po ikin, si mjekët, infermierët. Kemi biznese pafund që po largohen drejt vendeve të rajonit, për shkak të taksave të ulta. Ne si vendi më i varfër kemi taksat më të larta”, u shpreh Kryemadhi.
“Ky është vetëm fillimi, vetëm maja e ajsbergut të protestës”, tha Kryemadhi duke komentuar protestën e 27 janarit e cila sipas saj është më e madhja e viteve të fundit.
A i arriti protesta pritshmëritë e organizatorëve?
I arriti pritshmëritë. Ishte një protestë paqësore dhe pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme dhe tregoi se shumica e shqiptarëve janë kundër qeverisë., Pas shumë vitesh ne nuk kemi parë një pjesëmarrje kaq të madh. jemi vetëm tre muaj pas një qeverie të re dhe rrit përgjegëjsinë tonë ku në fakt protesta e 27 janarit ishte e suksesshme, por vendos përpara një sfidë të madhe opozitën, për të ndjekur popullin dhe drejtuar atë në këtë lëvizje.
Ata që thirrët i arritën pritshmëritë?
Erdhën, protestuan dhe nuk bënë dhunë. Ajo tregoi se shumica në Shqipëri është opozita, tregoi se bashkimi bën fuqinë, tregoi gjithashtu se shqiptarët larguan frikën. Tregoi gjithashtu se ka një frymë opozitare për të protestuar. Ky është vetëm fillimi, vetëm maja e ajsbergut të protestës. Kemi një qebveri jo bvetëm të inkriminuar por një qeveri e cila përdor shuma të mëdha parash brenda dhe jashtë vendit për të intimiduar qytetarët dhe treguar se gjithçka këtu është rozë, por në një kohë është e kundërta. Edhe reagimi i mediave ndërkombëtare tregonte se shqiptarët tre muaj pas qeveirjes së re të kryeministrit që akuzohet për kludhje me mafie, për ish-ministrin e Brendshëm si koka e trafikut të drogës, u komentuan në mediat ndërkombëtare. Ndërsa në median shqiptare këto veniten. Prandaj, mendoj se protsta e datës 27 është vetëm maja e asjbergut për shkak të pakënaqësisë së madhe popullore.
Kjo pakënaqësi si mund të kanalizohet?
Kërkon strategjinë e vet dhe ne jemi duke punuar në disa pista, në Fier, Durrës, Lushnje, Tiranë, Vlorë, në të gjithë Shqipërinë. Situata të tmerrshme të cilat qytetarët i vuajnë çdo ditë. Opozita ka filluar të zgjohet, të riorganizohet dhe të futet në ritmin e saj opozitar. Një opozitë e cila fillon dhe rindez motorët, është opozita perfekte e cila do sjellë edhe reagim.
Ju kërkoni të largoni qeverinë me protesta, por në këto 21 vite asnjë protestë nuk ka rrëzuar qeverinë…
Largimi i Edi Ramës ëhstë mision kombëtar. Sepse ne çdo ditë e më shumë shohim shqiptarë që po largohen nga Shqipëria. I patë si jetojnë shqiptarët në kampe në Francë, në Gjermani, ata pak të shkolluar po ikin, si mjekët, infermierët. Kemi biznese pafund që po largohen drejt vendeve të rajonit, për shkak të taksave të ulta. Ne si vendi më i varfër kemi taksat më të larta.
Në fund të protestës Basha kërkoi qeveri antimafia…Duhet një bashkëqeverisje PD-PS?
Duhet një bashkëqverisje për përgatitjen e zgjedhjeve. Me kë do shkosh në zgjedhje me Edi Ramën kryeministër? Sot më shumë se kush se zgjedhjet e 25 qershorit ishin të blera nga paratë e drogës. E zbuloi antimafia italiane, ata i sollën përgjimet. Rëndësia e 27 janarit për mua theu frikën që kishte instaluar Rama, u solli dritën e syve të verbërve dhe dëgjimin të shurdhëve. Edi Rama është vetëm, i ka 74 mandate vetëm, por janë përdorur miliona euro për blerjen e votave. Shikoni kursin e euros, luhatjen gjatë zgjedhjeve dhe do të shikoni si janë vërshuar eurot në fushatë në mënyrë të tmerrshme. Ky është pozicionimi i Ramës me 74 mandate të blera dhe pozicioni i Lulzim Bashës i cili për herë të parë bëri marrëveshje me Ramën, ne kemi bërë disa herë dhe jemi zhgënjyer. Jam i bindur se z.Basha, për shkak të moshës që ka, është i prirur për të ndërtuar të ardhmen e familjes së tij në Shqipëri, sesa për të qenë kryeministri i radhës.
Në fushatë Basha bateritë e sulmeve i pati ndaj LSI…Është tejkaluar kjo situatë?
Ishte një strategji e gabuar e PD, për shkak të pasigurisë.
Nëse bateritë do ishin drejtuar ndaj Ramës, kryeministër do ishte tjetër?
Po, do ishte tjetër, sepse Rama gjatë fushatës la hije dyshimi se do qeveriste me Partinë Demokratike. Loja që Rama luajti, duke krijiuar idenë e bashkëqeverisjes, arriti këtë. Mendoj se ishte një lojë e Ramës. Disa demokratëve u pëlqente ta bënin këtë. Ne si LSI, kjo ishte hëra e dytë që bashkëpunonim me Ramën, pas asaj të 2007 kur u rizgjodh në krye të Bashkisë së Tiranës, dhe në 2013 kur kërkonte të merrte pushtetin, sepse pa LSI nuk e merrte dot. Marrëveshja jonë me ta ishte e pasiqnertë, pavarësisht se mundoheshim të ishim korrektë, kujtoj që ministr atë LSI ishin të survejuar nga Ministria e Brendshme e Tahirit, janë përgjuar në mënyrë permanente, në zyra në makinë, kudo. Të mos them pastaj për zhveshjen e kompetencave. Drejtorët e LSI kanë qenë të përndjekur për 4 vjet. Në Ministrinë e Brendshme do gjeni sot jo vetëm zbardhje të bisedave mes ministrave të LSI…por edhe të ndonjë tjetri…
Të kujt tjetër, kryetarit të Kuvendit?
Po, sigurisht. Duhet të kemi një gjë parasysh se nëse njerëzit e Lëvizjes Socialiste për Integrim do bënin një gabim ata do bëheshin e keqja e qeverisë dhe kjo do bëhej publike sepse përgjoheshin, madje dhe ish-kryetari i kuvendit Ilir Meta. Marrëdhëniet personale me Edi Ramën i kam shumë të mira ndërsa tani kemi një mungesë të madhe të sinqeritetit nga ana e kryeministrit. Edi Rama e ka ndryshuar 7 herë drejtorin e hipotekës, Partia Socialiste i ka pasur të gjitha drejtoritë përfshirë edhe ato arsimore ku nxirreshin tezat e provimeve. LSI-ja nuk ka nxjerrë asnjëherë teza provimesh por kjo ka ardhur nga PS-ja.
Ke parë ndonjë shtet të funksionojnë me WhatsApp ashtu siç bënë Edi Rama sot, punojnë akoma me shkresa ndërsa emailet ruhen për 11 vite me radhë kur bëhet fjalë për institucionet shtetërore.
A do keni kandidatë të përbashkët me PD-në në zgjedhjet lokale?
Ne tani po mendojmë për zgjidhje dhe jo zgjedhje, roli jonë është të krijojmë një opozitë të fortë, për këtë kanë nevojë shqiptarët. Problemi që kanë sot shqiptarët është punësimi, ushqimi. Ore, ata diskutojnë se ku do të gdhihen sot, në aeroporte apo stacione autobusësh, mendojnë se çfarë do çojnë në familje për t’i ushqyer. Del problemi i inceneratorit në Mbrostar të Fierit, ne e kemi në Elbasan dhe punon me kohë të pjesshme. Në Fier ka për të shkatërruar të gjithë atë zonë me ndotjen që do krijojë inceneratori. Nuk ka tallje më të madhe se ajo që bëri Edi Rama me naftëtarët duke folur me Skype ndërkohë që ata protestonin përballë Ministrisë së Energjetikës.
Po lidhur me kryeprokuroren e përkohshme, u fol për djegie mandatesh, dhe marrëdhënie të kushtëzuar me parlamentin. A ishit për zgjidhje tjetër apo u imponua nga Lulëzim Basha?
Jo, nuk u imponua nga Basha. Ne ishim vetë që krijuam një lloj opurtiniteti, djegia e mandateve ishte një lojë e Edi Ramës.
Ky ishte mendim i Berishës apo jo?
Ky ishte edhe mendim i Berishës por këtë gjë e donte Rama. Ne presim në qershor që të hapen negociatat dhe ai do dalë të mburret se është merita e tij. Qëndrimi i LSI-së ka qenë një çështje që na intereson si parti politike, Rama na ka pozicionuar në drejtime të tjera në politikën e jashtme, shpresoj të mos kemi pasoja. Ne na është premtuar se negociatat do të hapen me fillimin e qershorit, kjo gjë u tha nga ndërkombëtarët. Por nga BE-ja dhe SHBA nuk kërkohet që të shkelet Kushtetuta. Qeveri që të bëjë këto shkelje kam parë vetëm në Shqipëri, në asnjë vend tjetër nuk ndodh. U ekstradua financieri i Habiljave Ne kemi një ministre Drejtësie që është më shumë një zëdhënëse shtypi e Edi Ramës, ajo ka një të kaluar aspak të mirë, burri saj është pushuar nga Drejtoria e Tatimeve për vjedhje, ajo ka mbajtur dy qëndrime të ndryshme brenda ditës, ishin kontradiktore. Ne zhdukim provat për personat që kërkon drejtësia italiane, kjo ka ndodhur në shumë raste. Ministria e Drejtësisë kur erdhi në parlament u votua nga LSI-ja dhe jo deputetët socialist. Ambasadorët e kanë një thikë ambasadorët, e kemi dëgjuar se me çfarë merren.
Me çfarë merren?
Ata merren me punët e shtetit të tyre nuk u intereson nëse shqiptarët kanë bukë ose jo. A e përfaqëson ambasadori i SHBA shtetin tonë para shtetit të vetë. Njerëzit kanë filluar të kthehen të falen para kriminelëve. Një pyetje kam unë! Pse nuk u bë vettingu për vetë kryeprokuroren? Kjo tregon se sa e duanë drejtësinë në të vërtetë. Reformën në drejtësi me këtë që ka ndodhur nuk ta beson askush.
Ju thoni se Rama por kërkon gjueti shtrigash?
Po fillon një lojë që do bjeri vetë.
Po ministrat e LSI-së?
Po të kishin bërë diçka ministrat e LSI-së nuk do ishin lënë rehat nga Edi Rama por do ishin dënuar. Keni parë ndonjë njeri që të kënaqet me shumë gjera, kështu është edhe Edi Rama, ai u ka vendosur TVSH-në të gjitha bizneseve të vogla që të shkojnë te Saimir Mane. Kjo që ndodhi me armon nuk është normale futi Beson e Taivanit i cili nuk paguan punëtorët, Edi Rama e lejojë këtë gjë. Edi Ramaka dënuar njerëzit që nuk kanë lëshuar kuponin tatimor për një fletë të vetme formati, ndërsa Ky lejon shkelje që janë skandale si ajo e ARMO-s. Çfarë po bënë Edi Rama me stadiumin, ka punësuar të gjithë njerëzit e vetë kur nuk është dakord me ndonjë biznes i çon Hetimin Tatimor për ta gjobitur.