Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati me armë zjarri që trondit mbrëmjen e sotme kryeqytetin.
‘BalkanWeb’ mëson nga burime të sigurta policore se 41-vjeçari i vrarë kishte ndërruar emrin, nga Dëfrim, në Devi Kasmi. Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën ‘Kongresi i Manastirit’ rreth orës 18:44, pranë Pediatrisë. Po ashtu ne vendin e ngjarjes jane gjetur dy pistoleta.
Burime zyrtare nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se dy atentatorët, me skafandra në kokë, fill pas krimit janë larguar me një motor në drejtim të Shërbimit Informativ të Shtetit, duke përfituar nga rrugica e errët ku qëlloi me 5 plumba mbi viktimën. Aktualisht policia ka dyshime se viktima ishte i perfshire ne aktivitete kriminale. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.