Real Madrid e ka shumë seriozisht transferimin e sulmuesit brazilian të PSG-së, Neymar
Kampioni i Evropës, Real Madrid po kalon momente të vështira këtë sezon dhe po bën përgatitje për transferime gjatë verës së ardhshme.
Dëshira kryesore e madrilenëve është sulmuesi i PSG-së, Neymar.
Për shërbimet e tij Reali pritet të paguajë 300 milionë euro PSG-së, ndërsa Neymar do të përfitojë nga 50 milionë euro në sezon, duke u bërë lojtari më i paguar në histori, shkruan Don Balon.
Kjo pagë pritet ta acarojë edhe më shumë Ronaldon, i cili përfiton 25 milionë euro në sezon dhe i është refuzuar rritja e pagës, përgatiti ”Express”. (b.an)