Vajza e poetit Lasgush Poradeci, ka përcjellë një shqetsim mbi mungesën e një shtëpie muze për nder të babait të saj në qytetin liqenor.
Marie Poradeci thotë se prej vitit 1996 ekziston një vendim që shtetëzon shtëpinë e poetit Lasgush Poradeci në Pogradec, me qëllim që të bëhet muze por që edhe pas kaq vitesh nuk është konkretizuar nga asnjë qeveri, e djathtë apo e majtë.
“VKM nr 350 datë 13.05.1996, vendim për shtetëzimin e shtëpisë së Lasgush Poradecit, në Poradec për t’u bërë muze.
Pra, ka 22 vjet që kodoshët e qytetit dhe të qeverisë së çizmeve të majta dhe te djathta, çadrave, pinokërve, etj, e fshehin këtë vendim.
Mbase nuk i lë Lenini, mbase Stalini ose kushedi se kush. Në cilin vend ndodh kjo???!!!!
Vetëm në Saramandavilla“, ka shkruar vajza e shkrimtarit, Marie Poradeci (Gusho).