Shkon në 8 numri i biznesmenëve të arrestuar për skemën e mashtrimit me TVSH në vlerën e 9 milionë dollarëve. Sot është arrestuar Artur Bajramaji dhe një tjetër biznesmen, ndërsa tani në kërkim janë 3 biznesmenë. Urdhër arrestet janë lëshuar për 11 biznesmenë, 6 u arrestuan në datë 24 janar, 2 sot dhe 3 janë ende në kërkim.
Nga aktiviteti fiktiv i këtyre subjekteve llogaritet se në fazën e pare të hetimeve është shkaktuar një dëm ekonomik administratës tatimore në vlerën totale 9,000,000 $, vetëm për TVSH-në. Këto subjekte në bashkëpunim me njëri – tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”, “Falsifikimi i vulvave, i stampave ose formularve” të parashikuara nga nenet, 180, 144/a, 181 dhe 190/2 të Kodit Penal.
Gjithashtu dyshohet se në këtë skemë kriminale janë përfshirë dhe subjekte të tjera, për të cilat vazhdojnë hetimet për të dokumentuar, subjektet e tjera të cilat janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në sitën e hetimit janë në total 50 biznese mes tyre dhe përftuesit e TVSH.
Të arrestuar deri tani;
Dhimitraq Çelo
Shkelqim Hasani
Bujar Murataj
Ruzhdi Murataj
Indrit Sulaj
Nevruz Lami
Artur Bajramaji
a.ç