Kryeministri Rama ka deklaruar edhe një herë se reforma në drejtësi është e pandalshme dhe e pabllokueshme.
Në takimin “Reforma në Drejtësi sipas perspektivës europiane”, shefi i qeverisë theksoi se negociatat nuk mund të hapeshin pa reformën në drejtësi
“Kemi ardhur të flasim për Reformën në Drejtësi që për hirin e të vërtetës duhet të themi që do të ishte një realitet i paprekshëm, nëse PS nuk do ta kishte marrë atë përsipër me përgjegjësi dhe vetëdije kombëtare. Më lejoni t’ju them sot që kur ne vendosëm që Reformën në Drejtësi ta përfshijmë në programin tonë përpara se të hynim në fushatën fituese, pati midis nesh zëra të arsyeshëm që deklaruan me argumentin se Reforma në Drejtësi kërkon ndryshime kushtetuese. Ishin zëra të arsyeshëm në raport strategjik të vendit.
Unë dhe të tjerë insistuam për të kundërtën dhe e përfshimë Reformën në Drejtësi me bindjen se koha e kishte vendosur këtë reformë në rendin e ditës, se duke marrë përsipër të qeverisim vendin në një proces kyç, do të ishte e pamunduar të hapeshin negociatat për në BE pa Reformën në Drejtësi. Ne ja dolën aty dhe pse shumë të tjetër mendonin se jo. Në 25 vjet nuk u ndërmorr dot asnjëherë me të njëjtën fuqi, u tha por nuk ndërmorr. Ja dolën që Reformën në Drejtësi ta kthejmë në një proces real dhe është bërë sot e pakthyeshme dhe askush nuk mund ta kthejë dot. Reforma vetë është e paprekshme. Faktikisht nëse sot Shqipëria është pak muaj larg çeljes së negociatave në BE, kjo e them më modesti, i dedikohet PS-së, i dediokohet kësaj force politike”, u shpreh Rama.
Ai shtoi më tej se ngulimi për të nisur Reformën në Drejtësi ishte një përpjekje që mund të përfundonte deri në rrëzimin e qeverisë. Rama ia atribuon reformën në drejtësi, Partisë Socialiste, forcës politike që ai drejton
“Nëse sot shqipëria është më afër se asnjëherë momentit historik të çeljes së negociatave, kjo e them me krenari dhe pa modesti për Partinë Socialiste, i dedikohet PS, e cila e mori në sy sfidën dhe rrezikun dhe që në momente të caktuara rrezikoi të humbiste mundësinë për të qverisur për shkak të një përpjekje që mund të përfundon deri në përmbysjen e qeverisjes.. Sot sfida për ta bërë Shqipërinë më të mirë është sfidë qartësisht në dorën tonë. Më këtë tregojmë sesa me vend është ambicia jonë dhe kjo është edhe me dëshirën e mbi 90% e shqiptarëve. Kjo reformë do të ndajë më vonë politikanët që duan këtë reformë nga ata që duan korrupsionin”, theksoi Kryeministri Edi Rama.
ERTV Live?: FONDACIONI QEMAL STAFA – Një start i ri për një stad të ri. Me temën e Reformës në Drejtësi, nis kapitulli i ri në aktivitetin e fondacionit të Partisë Socialiste⭐?
Gepostet von Edi Rama am Montag, 29. Januar 2018
javanews.al/a.ç