Nuk është i lumtur në PSG, kjo tashmë duket e qartë.Neymar, që shënoi dy gola kundër Montpellier në fitoren prej 4:0 të Paris Saint Germain, është larguar sërish i zemëruar nga “Parc des Princes”, shkruan Gazeta Express.
Braziliani i blerë për 222 milionë euro nga Barcelona, nuk duket aspak i lumtur në Paris pas vërshëllimave ditë më parë nga tifozët për shkak se nuk e lejoi Edinson Cavanin që të shënojë nga pika e bardhë që do të bëhej golashënuesi më i mirë në histori të klubit, rekord që e theu vetëm mbrëmë.
Zhgënjimin me tifozët Neymar e ka vazhduar edhe pas sfidës me Montpellier. Braziliani pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit nuk shkoj për të festuar me shokët dhe tifozët, u nis drejt dhomës së zhveshjes.
Pavarësisht se pas ndeshjes tha se është i lumtur në Paris, mediat botërore raportojnë se 25 vjeçari, që ka shënuar 26 gola në 24 paraqitje për PSG-në, mund ta veshë fanellën e Real Madridit sezonin e ardhshëm, përgatiti ”Gazeta Express”. (b.an)