Modelja magjepsëse Ryan Sugden thuhet se është detyruar që të shmangë Cristiano Ronaldon pasi ai e ‘bombardonte’ me mesazhe gjatë netëve të vona.
31-vjeçarja krijoi miqësi me yllin portugez gjatë një ‘parti’ në Londër, por ai e ka bezdisur duke i dërguar vazhdimisht mesazhe në vitin 2009, thonë burimet.
Babi i katër fëmijëve dyshohet se dërgonte mesazhe nga hoteli i tij duke i kërkuar asaj që të flisnin përmes Facebook Messenger.
Sipas The Sun futbollisti i shkruante: “Unë të do marr pas një ore nëse më dërgon numrin privat. Jam në hotelin tim.”
Ndërsa modelja supozohet që iu përgjigj: ” Po i marr disa gjëra në punë puna dhe pastaj do të shkojë në shtëpi, ku do të dal më pas për pije. Nuk mendoj se është në rregull të flasim në telefon në ora 23:00.”
Rhian, e cila është e fejuar me Oliver Mellori dërgoi sms atij që të largohej dhe të mos e besdiste.
“Në fund Oliver gjeti numrin e Ronaldos dhe i dërgoi një mesazh të sjellshëm duke i kërkuar që të tërhiqej. Që atëherë Ronaldo i ka fshirë bisedat.”