Një shqiptar qëllohet me armë zjarri në Aharnon.
Ngjarja mësohet se ndodhi në mes të qytetit dhe shqiptari u qëllua nga një makinë.
Automjeti dhe autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja.
Shqiptari është transportuar për në spitalin Agia Olga dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes ndërsa nuk bëhet i ditur identiteti i shqiptarit. Dyshohet se kemi të bëjme me larje hesapesh.
a.ç