Një 46-vjeçar nga fshati Qafëzezë i Ersekës u arrestua në pikën kufitare të Kapshticës, pasi u kap me 929 gramë vaj hashashi. Po ashtu edhe dy persona të tjerë u ndaluan, të dyshuar si bashkëpunëtorë me transportuesin.
Ditën e djeshme gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Kastriot Islamit, i cili udhëtonte si pasagjer në një autobus linje me destinacion Greqinë, poshtë xhupit iu gjet 1 bidon plastik me 929 gramë vaj hashashi.
Gjithashtu në vijim të hetimeve lidhur me këtë rast, si edhe duke përdorur metoda speciale të hetimit policia arrestoi Ruli Sotiri, 38 vjeç, banues në Maliq dhe Ervin (Erjon) Gjoni, 32 vjeç, banues në Yzberisht-Tiranë, të dy si bashkëpunëtorë të dyshuar të kësaj ngjarje.
Ata do të hetohen nga Prokuroria e Korçës për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim”