Policia ka shpallur në kërkium 3 persona të cilët kanë kanosur një efektiv të uniformave blu. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti në një lokal.
“Më datë 25.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasve S.M, V.SH e E.M, vjeç 30, 30 e 19, banues në Tiranë, Kukës e Durrës, pasi në rrugën “Jordan Misja”, në ambientet e nje lokali së bashku me persona të tjerë, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë kanosur shtetasit B.T punonjes policie si dhe F.D vjeç 41 e 34 banues në Shkodër e Tiranë”, raporton policia.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve. Nenet 134, 84, 90 e 25 të Kodit Penal./a.m.