Rajoni i Gjakovës është një nga zonat më të goditura nga lufta në Kosovë gjatë viteve 1998 – 1999.
Ardhja e përvitshme e pelegrinëve serbë për krishtlindje në Kishën Ortodokose të Gjakovës, është një histori më vete që përsëritet dhe nga e cila gjakovarët janë fyer dhe irrituar natyrshëm, pasi që për më tepër ata i kanë parë dhe njohur kriminelët serbë mes të ardhurve me autobusë.
Aktivistja Shkëndije Hoda, ka rrëfyer për emisionin COSMO të KTV-së, qindra fotografi që dëshmojnë krimet e luftës të bëra nga serbët në qytetin e Gjakovës dhe fshatrave përreth.
Në mesin e tyre janë edhe fotografitë e disa prej kriminelëve kryesorë, ku mund të identifikohen me fytyrat dhe emrat e disa ushtarëve, policëve, paramilitarëve si dhe qytetarëve serbë të përfshirë në krimet kundër shqiptarëve të rajonit të Gjakovës.
Ndër ta janë edhe Vesko Veshoviq, Zhelko Ristiq i njohur si Don Surle, Llazomir Drashkoviq, Ljubisha Dogangjiq, Zoran Shmogiq, Rude Bllahoviq, Radomir Çoliq, Millosh Shçepanoviq, Zoran Markoviq – Rusi, Bora Bllahoviq, Gojko Deliq dhe Hysni Buzani, përgatiti Koha. (b.an)