Ka perfunduar protesta e opozitës e cila ka zgjatur rreth 1 orë e 33 minuta nga momenti kur ishte njoftuar zyrtarisht se do të fillonte, sot në orën 12.00. Sot kanë qenë të gjitha partitë politike opozitare në shesh, por që ishin me pak protestues se kur PD ishte vetëm në 18 shkurt të 2017.
Siç duket edhe nga video e marrë me dron nga lexo.al në kohën kur Basha mbante fjalimin e tij, pjesëmarrja është edhe më e vogël se ajo e 18 shkurtit 2017, kur PD u vetëizolua në çadër. Kjo pjesëmarrje janë një tregues i qartë se kjo opozitë nuk ka asnjë besim në popull, madje edhe militantët po e braktisin.
Opozita sot nuk ka asnje alternative qeverisese dhe vetem pak muaj me pare mori nje humbje te pashembullt. Percarja e PD dhe diskretitimi i LSI ne fushate nga Rama dhe Basha kane sjelle sot nje opozite qe nuk ka as platforme, as lidership e as nuk ngjall shprese./Lexo.al