Partia Demokratike nxorri sot në podium për të folur edhe një person me emrin Agim Kaca. Sipas PD-së, ai është një socialist i zhgënjyer, që sot iu bashkua PD-së. Por, e vërteta është ndryshe, siç e tregojnë edhe këto foto. Ai ka qenë në një miting të PD-së, edhe para dy vitesh në Dibër. Kjo ka bërë që me këtë fakt, të bëjë ironi dhe deputeti socialist Taulant Balla.
“Lulzim, e bëre zbor këtë gjoja “socialistin”.
E nxorre edhe para dy vitesh në një takim elektoral në Dibër. Nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Partisë Socialiste ky.
Siç ka thënë me të drejtë Jozefina Topalli: “Luli t’rren edhe kur e pyt sa asht ora”. Edhe sot gënjeu”, shkruan Balla