Ne orën 12 pritet të nisë edhe zyrtarisht protesta e paralajmëruar afro një muaj më parë nga opozita, në të cilën slogani kryesor do të jetë largimni i kryeministrit Edi Rama. Në këtë protestë pritet të marrin pjesë krerët e opozitës, të cilët do të mbajnë edhe fjalimet kryesore të adresuara kundër qeverisë. Në porotestë deri tani janë shfaqur një seri sloganesh kundër qeverisë duke e akuzuar atë si të lidhur me krimin, trafikun dhe korrupsionin. Kjo është edhe protesta e parë e ngjizjes politike të koaliconit PD- LSI. Nga ana e saj policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës duke angazhuar afro 1500 forca policore.
Programi I folesve
1. Zv, kryetari i Partise Demokratike, Edmond Spaho
2. Kryetari i Shoqates antikomuniste te ish te Perndjekurve Politike- Nebil Cika
3. .Agim Kaca, aktivist socialist
4. Kryetar I Partise Republikane- Fatmir Mediu-
5. Kryetari I Levizjes per zhvillim kombetar -Dashamir Shehi –
6. Kryetar i Partise Demokristiane -Nard Ndoka
7. Kryetar I partise Bashkimi per te drejtat e njeriut -Vangjel Dule
8. Kryetar I Partise Agrare Ambientaliste – Agron Duka
9. Kryetare e Levizjes Socialiste per Integrim Monika Kryemadhi
10. Dritan Zagani
11. Kryetari I Partise Demokratike -Lulzim Basha
Ora 12. 55 Kryemadhi: Rama të largohet
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh nga protesta e opozitës përpara se 100 mijë shqiptarë në shesh kërkojnë largimin e Edi Ramës.
“I themi Edi Ramës se ne e duam Shqipërinë. Për të gjithë ju qytetarët që jeni te busti i heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, për të gjithë ju qindra dhe mnijëra shqiptarë që protestoni sot kundër një njeriu i cili është i vetëm. Për hërë të parë në këto 27 vite ka një politikan në Shqipëri që është vetëm.
Ai njeri urren vendin e tij, ai njeri nuk do flamurin tonë, por tallet me të. Ky njeri duhet të largohet një orë e më parë. Ky njeri i cili sot është vetëm, është vetëm sepse ai e di më mirë se kushdo tjhetër se çdo të htotë vetëm, i mbytur në zullumoin e tij ku nuk ka drejtësi, ambasadorë që ta shpëtojnë. Ky njeri duhet të kuptojë diçka, ky njeri që iu thotë shqiptarëve se na dashka drejtësinë e kulluar, ka harruar se ka 20 vcjet në pushtet, sa kanë të gjithë kry4eministrat në 27 vjet në pushtet, ka gënjyer, ka mashtruar dhe sot bën njeriun e moralshëm.
Kërkoj falje për gabimin që kemi bërë duke i dhënë shansin këtij njeriu që të tallet me shqiptarët. Më shumë se kurrë të ngrihemi, të protestojmë jo vetëm nbë Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë, për të gjihë ata që janë viktima të trafikut të drogës. 100 mijë shqiptarë në shesh kërkojnë largimin e Edi Ramës“, tha Kryemadhi nga protesta e opozitës në Bulevard.
Ora 12: 35 Dashamir Shehi, LZHK
‘Ne jemi këtu, jo se ne jemi të rënë nga qielli, por këta që janë këtu janë më të këqinjtë që kanë ardhur ndonjëherë. U them shqiptarëve të parëve, por edhe gjithë botës, e ndërkombëtareve që komuniteti më i madh këtu jemi ne. Jemi më shumë ne që protestojmë, të pakënaqurit dhe ne që do të rezistojmë ndaj kësaj dhune, kjo qeveri ka mbledh kaq shumë njerëz këtu, i ka mbledh ajo, jo zotësia jonë, i ka mbledh pakënaqësia, po i mbledhin edhe qindarkat e fundit shqiptarëve, pikë nga xhepi i djersës dhe hallit për ti dhënë miliona 5-6 vagabondëve që janë këtu. Duhet të mblidhemi, të qëndrojmë, se herën tjetër, nuk do të jemi kaq shumë, se do ikin njerëzit. Të vazhdojmë luftën deri kur këta zotërinjtë që janë nëpër foto të mos jenë më këtu”- tha ai.
Ora 12: 25 Mediu: Le të marrim në dorë fatin tonë, nuk e meritojmë këtë qeveri
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha sot në protestën e opozitës se shqiptarët nuk e meritojnë këtë qeveri. Ai i bëri thirrje qytetarëve që të marrin në dorë fatin e tyre, njësoj si vite më parë kur vendi u bë anëtar i NATO-s.
“Sot është dita e njerëzve të lirë, e shqiptarëve pa dallim politik që shpirtin e tyre nuk ia shesin Edi Ramës dhe Rilindjes. Jemi këtu në emër të dashurisë për familjet tona, për vendin tonë. Shqipëria fatkeqësisht sot është vendi më i varfër në Europë. 40% e shqiptarëve sot nuk paguajnë dot energjinë elektrike. A e meritojmë ne varfërinë, pasigurinë dhe korrupsionin? A e meritojmë ne qeverinë e Edi Ramës? Jo dhe vetëm jo. Jemi mbledhur sot këtu edhe për një arsye tjetër, ti bëjmë ballë një rreziku shumë të madh, rrezikut për shkatërrimin e Shqipërisë, shkatërrimin e vlerave morale dhe historisë së këtij vendi”, u shpreh Mediu.
Sipas tij “Shqipërinë e ka betuar Zoti, por fatkeqësisht e ka mallkuar kjo qeveri. Le të hapim rrugën e Shqipërisë Europiane. Simboli i rilindjes është varfëria, korrupsioni dhe krimi. Ka vetëm një rrugë për ta luftuar këtë të keqe, është rruga të marrim në dorë fatin tonë. Duhet ti kthejmë përgjigje edhe atyre që na thonë, mos protestoni, se po ndenjëm urtë kështu do na pranojë Europa. Së bashku ne luftuam për vite me radhë, e bëmë Shqipërinë vend anëtar të NATO-s, kurse sot kemi mbyllur çdo rrugë të së ardhmes sonë”.
Ora 12:15 Edmond Spaho: Bashkë kundër diktaturës
I pari që e ka marrë fjalën në podium në hapje të protestës së opozitës ka qenë kryetari i grupit të PD, Edmond Spaho. Ai i bëri thirrje Ramës që të largohet nga pushteti, pasi koha e tij ka mbaruar. “Ne protestojmë, pasi ekonomia është në krizë. Protestojmë për familjet që u është hequr buka e gojës. Të përndjekurve Rama u hoqi shpërblimet, por protestojmë edhe për pensionistët dhe cdo të ri. Ne protestojmë, pasi nuk e duam Shqipërinë mbretëri të krimit dhe të drogës. Ne duam Tahirin dhe Shullazët para ligjit. Ne refuzojmë drejtësinë që mbron Edi Ramën. Forca jonë qëndron në reagimin e përbashkët ndaj diktaturës. Jemi këtu për të mbrojtur Shqipërinë, Edi Rama të largohet sa më parë. Ora e tij ka mbaruar. Rroftë populli shqiptar” deklaron Spaho.
Ora 12:05 Basha dhe Kryemadhi i bashkohen protestës te Kryeministria
Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi i janë bashkuar protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” pasi marshuan në këmbë nga selitë respektive PD dhe LSI. Kreu i PD shoqërohej nga aleatët e opozitës si Mediu, Ndoka, Shehu dhe Dule. Ndërsa kryetarja e LSI marshoi krahas protestuesve të forcës së saj politike dhe të rinjve të LRI.
Ora 12:00 Basha i shoqëruar nga bashkëshortja niset drejt protestës te Kryeministria
Kryetari i PD, Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij ka dalë nga selia blu dhe i është drejtuar Kryeministrisë ku do zhvillohet protesta e opozitës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Basha do flasë i fundit në këtë protestë.