Është zbuluar podiumi i protestës së opozitës para Kryeministrisë dhe bashkë me të edhe slogani i protestës. “Kundër qeverisë së varfërisë dhe padrejtësive”. Ky do të jetë slogani dhe motoja e protestuesve të thirrur sot nga forcat politike të opozitës kundër qeverisë. Protesta do të nisë në orën 12:00, ndërsa dhjetëra autobusë e qindra makina private janë nisur nga rrethe të ndryshme të vendit. Përveç liderëve të opozitës në podium do të ngjiten edhe qytetarë të ndryshëm që do të tregojnë përvojat e tyre negative.