Dëshmitari kyç për aferën me CEZ, Romeo Kara, shkruan pas intervistës së mbrëmshme të Sali Berishës, që tha se Shkëlzeni nuk është “peshk i madh”, se Prokuroria duhet të marrë në pyetje Sali Berishën para Shkëlzenit.
“Eshte pikerisht Saliu, pergjegjesi kryesor per baterdine e CEZ-it dhe jo i biri derdimen i te atit.
Ai privatizim i turpshem dhe kriminal, eshte ideuar dhe realizuar, direkt nga ai, ne menyre ligjore dhe jo ligjore.
Ai privatizim eshte kryer direkt nga qeveria e tij dhe administruar dhe kontrolluar nga vendimet e asaj qeverie.
Saliu ka lejuar te shkelen hapur, jo vetem ligjet, por edhe vendimet qe ka nxjerre edhe vete ai me qeverine e tij.
Mjafton te kujtojme rastin e ndryshimit te nivelit te borxhit te keq nga 4% ne 14%, edhe pse ky nivel ishte vendosur me vendim te qeverise se tij.
Ky nivel ne realitet u rri ne rreth 20%, duke bere qe humbjet ne nje vit, per Shtetin Shqiptar te mos ishin me pak se 200 milione USD.
Prokuroria duhet te therrase direkt Saliun dhe te mos i bjere verdalle me derdimenin e tij turistik.
Prokuroria nuk duhet t’a shfryje kete çeshtje duke u marre me bishtin, por te gjeje kurajo e te merret me thelbin e saj.
Te gjitha provat jane aty, por duhet kurajo per te zbatuar ligjin dhe vendosur drejtesine.
Karshilliku i forces se krimit perballe drejtesise duhet te marre fund”, shprehet ai.