Është vënë në pikëpyetje pjesëmarrja e kryeministrit Ramush Haradinaj në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, i cili në fund të shkurtit do të organizohet në Londër.
Kjo, për shkak të “izolimit”, në të cilin e ka vënë Perëndimi, shkruan Koha Ditore.Burime të gazetës kanë thënë këtë javë se Ambasada britanike në Prishtinë, deri tash, nuk e ka pajisur me vizë kreun e Qeverisë.
Dy javë më parë, edhe Ambasada amerikane refuzoi t’i japë vizë Haradinajt, duke ia pamundësuan një aktivitet në shtetin e Iowa-s.
Masat e këtilla kanë pasuar disa kohë prej kur kreu i Qeverisë, si dhe presidenti Hashim Thaçi, cytën iniciativën për ta shembur Gjykatën Speciale, pavarësisht se themelimi i saj është bërë në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në Zyrën e kryeministrit, prej tri ditësh, kanë refuzuar të japin informacion në lidhje me aplikimin e Haradinajt për vizë britanike. Ndërkaq, gjerësisht kanë folur për Samitin..